-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tonelata droge, Italia çon në burg dy shokët e Habilajve

Kryesoret

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata italiane këtë të premte me vendim të formës së prerë.

Bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj që njihen si pjesëtarë të grupit kriminal të “Habilajve”.

Ata janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar droge dhe armëmbajte pa leje , grupi kriminal sipas raportimit të mediave italiane operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe droga e ardhur, kryesisht marjuanë importohej nga Shqipëria.

Kush janë shqiptarët e arrestuar?

Maridian Sulaj u dënua me 8 vite burg, pasi u shpall fajtor për krimet e konspiracionit dhe trafikut të drogës, me rrethanat rënduese të sasisë së madhe dhe transnacionalitetit të krimeve.

Nezar Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim (të gjitha për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për veprën e komplotit për qëllime të trafikut të drogës;

Tonelata droge nga Shqiperia

Veprimtaritë hetimore të kryera nga njësitë e specializuara antidrogë të Gico-s të Pef Nucleus, kanë çuar në sekuestrimin e rreth 3.5 ton marijuanë, cash dhe kallashnikov.

Nuk kanë qenë të pakta operacionet e kontrollit që kanë çuar në arrestimin e korrierëve: në kuadër të këtij procedimi në flagrancë janë arrestuar 24 persona.

Është përfshirë edhe policia shqiptare dhe Interpoli, të cilët kanë arritur të konstatojnë lëvizjen e 4 tonëve lëndë narkotike të tjera nga grupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit