-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbia vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takim me ministrin e punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka falënderuar këtë të fundit personalisht dhe në veçanti shtetin grek për mos-dryshimin e pozicionit karshi pavarësisë së Kosovës dhe siç e ka quajtur ai qëndrimin konsistent në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Bazuar në njoftimin zyrtarë të presidencës serbe, në takim me Dendias, Vuçiç, ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian, krizën aktuale energjetike, si dhe luftën në Ukrainë.

Sipas Vuçiç, Serbia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me shtetin helen, e cila sipas tij bazohet në miqësinë e fortë, afërsinë historike dhe solidaritetin e dy popujve.

Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin rajonal. Vuçiç thuhet se me këtë rast theksoi se është me interes kyç për Serbinë që të ruajë stabilitetin dhe orientimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt bashkëpunimit sa më intensiv në të gjitha fushat, sepse vetëm një rajon i tillë mundëson zhvillimin e qëndrueshëm të vetë Serbisë.

“Vuçiç falënderoi Greqinë për përpjekjet e saj gjatë presidencës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke shtuar se Serbia vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Serbisë dhe angazhimin e saj aktiv në përshpejtimin e këtij procesi”, thuhet në deklaratë.

Greqia është njëra ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit