Nezar Seitin, i njohur si “financieri i Habilajve” është lënë përfundimisht në burg nga Apeli i Gjykatës së Katanias.
Së bashku me të janë arrestuar dhe 3 shqiptarë, po ashtu dhe 3 italianë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të Habilajve.
Grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës. Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato.
Shqiptarët e dënuar janë Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj. Hetimet nga Guardia di Finanza çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 tonë marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës. Hetimet me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë.