Kreu i qeverisë Edi Rama i cilësoi pa lidhje akuzat dhe paditë që janë bërë vitin e kaluar kundër Bajram Begajt në SPAK, që sot është zgjedhur në krye të shtetit.
“Këto janë muhabete pa lidhje. Padi në këtë vend ka shumë dhe janë një nga sportet kombëtare, nuk më bën asnjë përshtypje ky fakt. Cdo kush vlerësohet në veprim, cdo ditë me punë me rezultatet që arrin cdo ditë.
Sot u përmbyll puna e një periudhe jo të shkurtër dhe aspak të lehtë e gjithë lidershipit të PS-së. Nuk kemi pritur të kemi konsensus me të vdekurit, por me të gjallët, me njerëzit që punojnë dhe duan të rrisin fëmijët në këtë vend” tha ai.
I pyetur për mungesën e Lulzim Bashës, Rama bëri një batutë në fund. “Lëreni të flejë”.