Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar zotin Bajram Begaj për zgjedhjen në postin e Presidentit të Shqipërisë.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar ajo.