Përfaqësuesi i Lartë, zëvendës Presidenti i BE-së Joseph Borrell ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë.
Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE – Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane” shkruan ai.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” shkruan Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi.