Pasi u zgjodh President i vendit për 5 vitet e ardhshme, Bajram Begaj ka dalë i buzëqeshur nga Kuvendi.
Tek dera ai është pritur nga miqtë e tij që e kanë uruar për detyrën e re që pritet ta marrë më 24 korrik.
Prej momentit që doli nga Kuvendi Begaj u mor në mbrojtje nga garda e Republikës.