Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi sot se do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të ri, por nuk do të votojë.
“Ne jemi sot këtu për të respektuar institucionin. Duke qenë se është proces i njëanshëm nuk do të marr pjesë në votim duke respektuar institucionin.
Nuk do të ketë bojkot, por pjesëmarrje në votim.
Ka taktika që njihen, nuk është vetëm bojkoti. Do ta shohim si do të jetë kjo. Nuk jam për bojkot” tha ai.