Sapo të zgjidhet President i Republikës, Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje Bajram Begajn.
Në ligj specifikohet se “Garda e Republikës ruan dhe mbron: Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”.
Në dy daljet e vetme pasi u propozua nga Edi Rama, Begaj ka përdorur makinën e Shtabit të Ushtrisë me targë “MM 037 MM” dhe shoqërohet vetëm nga shoferi i tij.
Pas votimit të sotëm nëse do të zgjidhet, garda do të angazhojë skuadrën që do të shoqërojë Presidentin e ardhshëm të vendit si dhe makinën që ai do të përdorë deri në 24 Korrik kur të marrë detyrën zyrtarisht.