-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Sllovaki: Dua të njihni pavarësinë e Kosovës

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ministrin e Jashtëm sllovak, Ivan Korcok në Bratisllavë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Kurit është shprehur se i ka kërkuar Sllovakisë të njoh Kosovën.

“Shkëmbim informues me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Ivan Korcok në GLOBSEC. Diskutuam rreshtimin e shteteve tona me demokracitë tjera për të sanksionuar invazionin rus në Ukrainë. Shpreha nevojën që Sllovakia t’i bashkohet shumicë dërrmuese të shteteve të BE-së dhe NATO-s për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Sllovakia është njëra nga pesë shtetet e BE-së që akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Shtetet tjera të bllokut që s’e njohin Kosovën janë Spanja, Greqia, Rumania dhe Qipro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit