Bajram Begaj u zgjodh sot Presidenti i ri i Shqipërisë në seancën e sotme të zhvilluar në Kuvend. Me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim ish-shefi i shtabit do të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim.
Grupi i Enkelejd Alibeajt, 30 deputetë nuk ishte i pranishëm në seancë. Grupi i Sali Berishës ishte, por në nisje të seancës u larguan. Por kush votoi kundër dhe abstenoi? PS ka 74 vota të vetat dhe 3 të PSD-së, por kush është vota e 78-të?
Nga opozita votuan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Duke marrë parasysh që Kryemadhi ka deklaruar se do të votojë kundër, dhe Vasili me Xhixhon e vendosën kryqin LVIE atëherë me një përllogaritje mendohet një votë pro, një kundër dhe një abstenim erdhën nga deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Nusret Avdullai.