Në momentin që në Kuvend po përgatitej komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn.

Ai shkoi pranë vendit ku po qëndronte Begaj dhe i dha dorën më pas u ul pranë Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.









