-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta i hap rrugën Begajt drejt Presidencës

Kryesoret

Nuk do të ketë betejë mes shumicës dhe Presidentit. Ilir Meta i ka hapur rrugën Bajram Begajt drejt Presidencës.

Duke qenë në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe gradën gjeneralmajor, Begaj e ka marrë me dekret nga Presidenti Meta, edhe dorëheqja e tij nga këto poste duhet të pranohet nga kreu i shtetit aktual, përpara se t’i zërë vendin.

Nisur nga fakti se kreu i shtetit ndodhet në Turqi dhe në orën 18:00 zhvillohet seanca në Kuvend, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi sqaron se “Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

“Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi. Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit