-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një president zjarrfikës?!

Kryesoret

Nga Lutfi Dervishi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj me shumë gjasa do të jetë Presidenti i tretë brenda 20 viteve të fundit që ulet në karrigen e kryetarit të shtetit pas një karrierë ushtarake.

Sidomos sot u diskutuan dhe u bënë të sigurta kandidatura që mund të cilësoheshin “provokim”. Profili i deritanishëm i kandidatit të propozuar i ngjan më shumë kandidaturës së një presidenti zjarrfikës. Një siguri mund ta shprehim që në fillim: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka gjasë që të ndezë zjarre. Megjithatë, në një vend si Shqipëria vatrat e zjarrit i krijon kushdo, kudo dhe kurdoherë, atje ku pritet dhe atje ku s’ta pret mendja.

Vatra më e fundit është ajo e zjarrit anti-presidencial që dogji tri raunde votimi dhe që siç duket s’ka për t’ia dhënë votëbesimin presidentit të ri. Nëse do t’i shuajë dot këto zjarre Bajram Bega, këtë do ta tregojë koha. Zjarrin e parë, zjarrin anti-presidencial e ka tek dera. Këtu do të jemi dhe do ta vëzhgojmë!

Përveç rolit “zjarrfikës”, kandidatura e shefit të Shtabit të Përgjithshëm rikthen modelin e kandidatit jashtë politikës.
Duket se faza në të cilën po kalon vendi kërkon një kandidaturë që ka mbajtur një distancë higjenike nga politika e ditës, një kandidaturë që dëshmon ndershmëri dhe sensin e lartë të detyrës, gjë të cilën ushtarakët e kanë në ADN-në e tyre.

Kandidatura e zgjedhur ofron befasi për shkak se nuk është diskutuar në tavolinat mediatike dhe rrjetet sociale! Nuk është person që njihet në publik për mendimet dhe idetë të lidhura me çështjet apo sfidat që përballet vendi.

Pavarësisht se Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive, ai ka një pushtet që është i shpërdoruar mes aktorëve politik, të rinj apo të vjetër, pushtetin e shembullit personal apo pushtetin e fjalës.

Si do ta përdorë Presidenti i ri këtë pushtet? Çfarë do të ofrojë për publikun dhe për audiencën e huaj? Ushtarakët janë mësuar me rregullin, ligjin dhe hierarkinë!

Si do të sillet “ushtaraku” nëse menjëherë pas përfundimit të ceremonisë do të tentojnë ta trajtojnë si noter të ekzekutivit?
Një kandidaturë e pastër nga akuzat dhe me distancë nga politika jep premisat për të përsëritur suksesin në detyrë të “ushtarakëve” Moisiu dhe Nishani.

PS dhe kryeministri kishin rastin të zgjidhnin një kandidaturë të shkëlqyer pasi i kanë votat dhe nuk kanë asnjë presion. Për këtë zgjedhje të sotmen, do të jetë koha ajo e cila shumë shpejt do të dëshmojë.
Ndërsa sa i përket opozitës, nuk duket se ka argumente për të bojkotuar dhe për të mos votuar kandidaturën e Bajram Begajt.

Se fundmi, por jo për nga rëndësia! Kryeministri këtë proces e mbajti në heshtje deri në sekondën e finale ku edhe vetë i zoti punës e mori vesh i fundit. Heshtja më shumë se sa ndaj opinionit publik ishte ndaj “oligarkëve” apo “opinionistëve” që këtë radhë dolën jashtë loje me parashikimet dhe të ndjerit që gjërat e rëndësishme në këtë vend i vendosim ne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit