Gjykata e Sarandës me kërkesë të prokurorisë ka liruar katër nga gjashtë zyrtarët e Kadastrës që u arrestuan me akuzën e tjetërsimit të 10 mijë m2 truall në bregdet me dokumente të falsifikuara.
Prokurori Kledian Llaho kërkoi burg për 5 nga të arrestuarit dhe arrest në shtëpi për Rovena Alikajn.
Por gjyqtari Shkëlzen Licaj vendosi që të nxjerrë nga qelia Pandi Zhongën, drejtor i Urbanistikës, Rovena Alikajn juriste në ASHK, Arhondia Carajn dhe Valter Llomin, përfitues trualli.
Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Mërkuri përfitues, u lanë në burg për 45 ditë.
Ardian Kola, ish-drejtues i Kadastrës është në kërkim. Ai dha dorëheqjen nga posti dhe iku në Angli duke u shpëtuar prangave.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët akuzohen se lulishten e tjetërsuan duke e kthyer në truall për ndërtimin e pallateve në qytetin bregdetar.