Deputetja e PD-së Grida Duma ngjiti shkallët e parlamentit për të marrë pjesën në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ajo kritikoi bojkotin e grupit të Alibeajt duke thënë se kjo rrugë nuk e çoi PD-së askund prandaj qëndrimi duhet të ndryshojë për të respektuar institucionet.
“Kam ditur të bëj absolute kritikën ndaj bojkotove. Institucionet duhen respektuar me peshën e vet. Duhet të heqim dorë nga bojkotet dhe të shkojmë drejt një PD-je që i merr vendimet në mënyrë unanime.
Begaj? Profilin e njoh pak individin. Gjithsesi nuk kam asgjë për të thënë për të, institucionet duhet të jenë më demokratike. Presidenti i duhej lënë opozitës. Si do të votoj? Do ta shikoni kur të jem aty” tha ajo.