Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kombinatin metalurgjik në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përpunimit të hekurit.
Si pasojë është plagosur një 38-vjeçar i identifikuar si Agron Mekshi. Ai është punonjës i kombinatit metalurgjik dhe ka pësuar djegie në pjesën e dorës dhe këmbës.