Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në Turqi, po ndjek konferencën Maltepe Economic Forum “Türkiye and EU in the New Era” .
Meta është shprehur se kjo konferencë është tejet e rëndësishme.
“I nderuar të marr pjesë në konferencën e rëndësishme Maltepe Economic Forum “Türkiye and EU in the New Era” për të shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë europiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme,” ka shkruar ai.