-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

59 raste të reja me COVID, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Kryesoret

Asnjë viktimë nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 489 teste të kryera janë identifikuar 59 raste të reja.

Gjithashtu në 24 orë janë shëruar 35 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 59 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.
Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit