Kina lëshoi në hapësirë 3 astronautë të tjerë drejt stacionit të saj hapësinor që është në ndërtim e sipër dhe që pritet të përfundojë në fund të këtij viti.
Raketa “March-2F” që transportonte anijen hapësinore Shenzhou-14, ose e njohur ndryshe me emrin “Divine Vessel”, u nis nga qendra e lëshimit të satelitëve në Jiuquan, në veriperëndim të Kinës, një ngjarje kjo që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
Ndërtimi i stacionit hapësinor kinez nisi vitin e kaluar me lëshimin modulit të parë dhe më të madhit, Tianhe, ku qëndrojnë astronautëve. Modulet e tjerë Wentian dhe Mengtian do të dërgohen, përkatësisht në korrik dhe tetor, duke u lidhur me Tianhe për të formuar një strukturë në formë T.