Prej mesditës, ishulli i Sazanit është i pushtuar nga flakët, për shkak të një zjarri të rënë, i cili po djeg qindra metra katrorë bimësi.
Një grup pune prej 61 efektivësh është nisur drejt ishullit, në përpjekje për të frenuar disi ritmin e shpejtë me të cilin flakët po përhapen.
Kryesisht, të angazhuara në këtë mision janë efektivë nga Forcat Detare dhe Forcat Tokësore, së bashku me zjarrfikësit e Vlorës.Ngjarje të tilla me zjarret qenë një problem shumë i madh në të gjithë vendin edhe përgjatë sezonit të shkuar veror, pasi mijëra hektarë pyje e bimësi u dogjën si pasojë e temperaturave të larta, por edhe qëllimësisë së njerëzve.