Një market është vjedhur gjatë natës në Rogovë të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Lulzim Hoti, pronar i marketit, i cili ka publikuar në profilin e tij të Facebook-ut edhe pamje të kapura nga kamerat e sigurisë të momentit të vjedhjes, ku duken edhe autrët.
Sipas tij vjedhja ka ndodhur rreth orës 02:20 të së dielës. Ai ka shkruar që i ka publikuar pamjet në mënyrë që dikush në atë zonë t’i njohë hajdutët dhe të ketë një reagim për këtë ngjarje, por edhe të tjera të ngjashme.
“02.06.2022 rreth orës 2:20 pas mesnatës në lokalin tonë ndodhi kjo hajni. Lus te mobilizohemi si katund dhe mos t’iu lëmë hapësirë dhe liri te plotë hajnave të na dëmtojnë pronat tona. Ata te cilët mund ta identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në personat në video si në gjeste ashtu edhe në veshje mund të më shkruani dhe privat. Arsyeja pse vendosa t’i bëjë publike është t’i njoftojmë, hajnat t’i zbulojmë dhe te ruhemi prej tyre”, shkroi Hoti.