-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç uron Begajn: Do të zhvillojmë të gjitha potencialet e “Ballkanit të Hapur”

Kryesoret

Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë si Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro 4 kundër dhe 1 abstenim, në Kuvend.

Këtë të diel, ai ka marrë një mesazh urimi edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili shprehet se është i bindur që do të zhvillojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, si edhe do të çojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në ato ekonomike.

Vuçiç është ndalur edhe në nismë ‘Ballkani i hapur’, ku thotë se do mund t’ia dalin për të zhvilluar të gjitha potencialet e kësaj nisme.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit