Këtë të hënë gjykata e Lezhës ka vendosur për fatin e drejtorit dhe dy vartësve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Ish-drejtori, Pjetër Toni është lënë në arrest shtëpie ndërsa dy vartësit e tij Tom Gjelaj dhe Armando Lleshaj janë dërguar në burg.
Prokurori Sabri Kastrati kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për tre zyrtarët, por gjyqtari Artan Hajredinaj vendosi që ta lirojë nga qelia drejton e ADZM-së.









