Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka ndarë një video kur tregon se si PD ka kundërshtuar në Kuvend miratimin e ligjit për zonat e mbrojtuara, çështje e cila tashmë në muajin e dytë ka ndezuar protesta antiqeveritare lidhur me ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin e Zvërnecit, me vlerë 4 miliardë euro.
Noka në postimin e tij Noka shkruan: Partiçkat që sot hapen si flamurtare të protestës, i bënin opozitë opozitës. Përse nuk u zgjuan asokohe, apo sot u duhen klikimet në rrjete sociale?
Ndërkohë në Tiranë vijojnë protestat kundra qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Nokës
Kur #PD bënte betejë kundër Ligjit për Zonat e Mbrojtura, partiçkat që sot hapen si flamurtare të protestës, i bënin opozitë opozitës. Përse nuk u zgjuan asokohe, apo sot u duhen klikimet në rrjete sociale❓️.









