Prej tre ditësh në Sazan vazhdon që të jetë aktiv zjarri që po djeg gjithçka që i del përpara.
Sot Ministria e Mbrojtjes njoftoi se për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit ka mbërritur nga Greqia edhe një avion Canadair CL 415.

Sipas ministrisë, ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore sipas saj mbetet puna e forcave në terren.

E ndërsa avioni grek erdhi, punëtorët e zjarrfikëseve shihen duke luftuar me mjete primitive, si lopata, degë apo pompa uji qe i mbajnë ne krah.









