Një punonjës policie ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kamzë.
Efektivi i policisë Naim Duka 59 vjeç sapo kishte mbaruar turnin në patrullë dhe po dilte nga oborri i komisariatit në momentin që ndërroi jetë.
Nga këqyrja paraprake, sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.