Kryeministri Edi Rama (lexo këtu) nuk luhatet nga Ballkani i Hapur edhe pas deklaratave të vetë ministrit të Jashtëm rus, Lavrov (lexo këtu). “Ballkani i Hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm” tha njëzëri Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pretendon se kjo iniciativë deri më tani ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.
“Në Samitin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje për njohjen e diplomave, për bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe turizmit dhe për bashkëpunim në fushën e kulturës e administratës tatimore. Këto janë fusha të rëndësishme dhe sigurisht që do të përfitojnë të gjithë.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, por vetëm si vëzhgues dhe jo si pjesëmarrës.
Shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rritur në mënyrë drastike” tha ai. Sot dhe nesër në Ohër zhvillohet samiti i radhës i Open Balkan.