Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pasi iu ndalua fluturimi në Beograd nga Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, foli për situatën në Ballkan dhe ndikimin e Europës e NATO-s në këtë rajon.
Lavrov u shpreh se kjo ishte një politikë e standardeve të dyfishta. “Këto shtete thonë se BE-ja dhe NATO-ja i ka urdhëruar, ndërsa NATO dhe BE-ja thoonë se këto shtete kanë vendosur vetë”, tha Lavrov.
Sipas mediave serbe, ai theksoi se në bisedimet me Vuçiç kishte planifikuar të diskutonte përtej Beogradit, edhe për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. “Natyrisht, ata nuk donin që ne të mbështesim Beogradin dhe nismën e “Ballkanit të Hapur”, për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon. Tani është e qartë, NATO dhe Brukseli duan ta çojnë rajonin drejt projektit të tyre “Ballkani i Mbyllur”.









