I favorizuar edhe nga era e fortë, vijon që prej pasdites së të martës zjarri në pyjet në Reps të Mirditës.
Flakët janë përhapur në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve te zjarrfikësve nuk është arritur të vihet nën kontroll. Ne terren kane mbërritur dhe 50 ushtare, te cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, flakët vazhdojnë të përpijnë edhe zonat në Ishullin e Sazanit, ku forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë në luftë me zjarret. Deri tani nuk është parë e arsyeshme që të ndërhyhet nga ajri.