Një pallat në Sarandë është goditur nga rrufeja këtë të enjte, si pasojë e motit të keq.
Siç shihet edhe në fotot , një banesë në Metoq të Sarandës është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Banesa është në pronësi të Jorgo Avjerit dhe nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shumta.