Në votim kanë marrë pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, Parlamenti kanë votuar Gentiana Sulën për një mandat në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.
Në përfundim të seancës që ka nisur në orën 10 të paradites, deputetët socialistë i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandate 5-vjeçar.
Gjatë këtyre viteve, Gentiana Sula ka qenë nga të paktat drejtuese institucionesh që nuk është përfolur dhe as akuzuar nga opozita.
Kandidatura e Simon Mirakës është rrëzuar pasi socialistët e kanë konsideruar si një emër që ka ardhur me propozim të Berishës.