Kurti nga stadiumi poston në Twitter për shërbimet administrative online
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar në Twitter për shtrirjen e shërbimeve online të qeverisë përmes platformës E-Kosova, edhe pse ai është në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurti është i pranishëm në ndeshjen Kosovë-Irlandë e Veriut në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, ku po shihet se është mjaft i kënaqur.
Megjithatë kjo duket se nuk e ka ndaluar atë të shkruajë për lansimin e disa shërbimeve administrative online.
“Së bashku me ministrin Xhelal Svecla, ne lansuam shërbimet e reja qeveritare në internet me eKosovaplatform. Rruga jonë drejt digjitalizimit është e lidhur me synimet tona të modernizimit për administratën publike dhe synimin tonë për shërbime më të mira qytetare. Sot ishte një hap në drejtimin e duhur”, tha ai.