-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrufeja godet banesën dhe merr flakë, ndërron jetë një person në Malësinë e Madhe

Kryesoret

Moti i keq i kësaj të enjte ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe.

51-vjeçari Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe ka ndërruar jetë, pasi banesa u përfshi nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ai ka humbur jetën, cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri, ka ndërruar jetë në spital.

Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij. Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

‘Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.   

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit