Pas vizitës së tij në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias, ka deklaruar se Greqia po punon intensivisht për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ky ishte mesazhi që dha ministri i Greqisë. Shefi i diplomacisë greke nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të mbetet prioritet.
Dendias u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Osmani ka kërkuar mbështetjen e Athinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe për Partneritetin për Paqe me NATO. Presidentja po ashtu ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit, me shpresën që së shpejti Greqia të formalizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka theksuar se marrëdhëniet Prishtinë-Athinë po bëhen më të forta.