-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq prek edhe Librazhdin, “tërbohet” lumi Shkumbin

Kryesoret

Moti i keq ka prekur edhe zonën e Librazhdit, ku ka pasur reshje të shumta shiu.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut lumi Shkumbin është fryrë dhe rrezikon disa banesa në Librazhd.

Mësohet se janë përmbytur edhe toka me të mbjella.

Në shumë zona si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh uji ka pushtuar rrugët për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.

Rrebeshet e shiut kanë vështirësuar trafikun në kryeqytet, gjithashtu dhe lumi Lana ka dalë nga shtati.

Moti i keq i kësaj të enjte ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe.

51-vjeçari Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe ka ndërruar jetë, pasi banesa u përfshi nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit