Nënkryetari i LSI-së ka ironizuar deklaratën e ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut, e cila u shpreh se kabineti i qeverisë Rama po punon më tepër dhe po përfundon dhe projektet që mbetën në mes nga koha e Berishës.
Por sipas Vasilit ky është një refren i vjetër, i cili nuk do të nxjerr asgjë në dritë.
“Dëgjova këtu me vëmendje nga koleg që kanë afërsi në fushën e mjekësisë që po krahasonin arritjet, kjo është një këngë idiote more, mos e thoni më. Mirë kryeministri se aq kupton, s’do keqkuptuar asnjëherë, aq shkollë ka, aq vizion ka. Sipërfaqe është e gjitha nuk i hynë në thellësi se nuk i dhëmbë për njerëzit, po ju more që jeni çdo ditë si keni guxim e flisni. Kur erdhët ju në Shqipëri kishte neurokirurgji, kirurgji, ndërhyrje nga më të ultra. T’ua kursejmë shqiptarëve këto gjëra se i din edhe vetë se i kanë jetuar” ka thënë ai.