-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk të hyjnë në sy vdekjet” Manastiliu kap me Berishën: Mos harro Gërdecin

Kryesoret

Ministria Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka replikuar ish-kryeministri Berisha pas deklaratës së këtij të fundit që i tha se ajo e ka vendin në burg me Dumanin.

Manastirliu është shprehur se atij nuk i bëjnë fare përshtypje vdekjet dhe problemet që ka kaluar Shqipëria gjatë pandemisë, duke e akuzuar Berishën në mënyrë direkte për ngjarjen e Gërdecit.

“Përpara se të flasësh këtu për vdekjen, se ty të ngazëllon vdekja, ke për t’iu përgjigjur për atë që tani je ti me damkën e non-gratës. Të flasësh për shëndetësinë, për njerëz që po bëjnë atë që ti nuk i bëre. Prandaj po punojmë dyfish se po të bëje gjë ti zotrote, nuk do ishim duke bërë kaq shumë.

A ka më të madhe hipokrizi se sa të gëzosh për vdekjet. Nuk të bën përshtypje vdekja ty, siç nuk të bënë përshtypje vdekjet e Gërdecit. Ti je një hipokrit, nuk të shkon të flasësh për shëndetësinë. Kur flet për fatalitete, fjalët kanë më shumë vlerë, por më shumë vlerë kanë faktet. Janë faktet ato që të vrasin më shumë, e vërteta. Faktet tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit