-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roboti “centaur” që shpreson të vizitojë hënën

Kryesoret

Një kompani japoneze shpreson që roboti i saj i ri të vizitojë së shpejti hënën. Kompania Gitai prezantoi së fundmi robotin e saj, i cili “po stërvitet” në një ambient ku është simuluar sipërfaqja e hënës.

E gjithë sipërfaqja i sigurua nga kompania japoneze hapësinore Jaxa, që kontribuoi në krijimin e kushteve optimale në mënyrë që roboti, i quajtur R1, të jetë sa më gati për vizitën e planifikuar në hënë. Roboti ka katër rrota dhe dy duar, çka e bën atë të ngjajë me një centaur, një figurë mitologjike gjysmë kalë, gjysmë njeri.

Kompania shpreson që R1 të arrijë në sipërfaqen e hënës në mesin e kësaj dekade. R1 do të mund të regjistrojë me kamera atë që do të shohë në hënë dhe mund të mbledhë dhe spostojë copëza nga terreni i atjeshëm.

Përveç kompanisë japoneze, edhe kompania amerikane e prodhimit të armëve, Lockheed Martin, dhe Astrobotic, po punojnë për të ndërtuar robotët e tyre hënorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit