Një ditë pasi u arrestua si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, Marjo Sinani ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për ta djegur.
Emri i porositësit ende nuk është bërë publik nga policia, e cila vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për ta arrestuar.
Djegia e zyrës noteriale u bë në pas arrestimit të Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.