Një termet me mganitudë 4.3 ka troditur Italinë, mesditën e sotme pranë San Benedetto del Tronto.
Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti goditi të enjten, 9 qershor 2022, në orën 13:18 me orën lokale në një thellësi të cekët prej 10 km.
Tërmetet e cekëta ndihen më fort se sa të thellët pasi janë më afër sipërfaqes. Nga të dhënat paraprake sizmike, tërmeti është ndjerë nga shumë persona në zonën e epiqendrës.