Është bërë edhe më tragjik bilanci i aksidentit të ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelene.
Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 3. Sipas njoftimit të policisë se ndërroi jetë punonjësi i FNSH-së Sokrat Lelaj dhe vjehrra e tij, Bylyrie Salaj tani bëhet e ditur se ka ndërruar jetë edhe gruaja e efektivit, Fatbardha Lelaj.
Të plagosurit e shtruar në spital janë Gerti Skënderaj, Gladiola Meraj dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Aksidenti
Ashtu siç duket edhe nga videoja e dërguar nga korrespondentja e Panorama.al, automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” janë tërësisht të shkatërruara dhe ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital.
Viktimat:
Sokrat Lelaj
Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt
Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt
Te plagosur:
Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe