-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi gjatë natës në Durrës dhe kush i përplasi policët

Kryesoret

Dy efektivë policie u përplasën nga një makinë Range Rover mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit, ku njëri prej efektivëve u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Uniformat blu bëjnë të ditur se makinës e drejtuar nga Hysen Pici i është bërë me shenjë që të ndalojë, por ajo ka vijuar rrugën dhe ka goditur efektivët, njëri prej të cilëve ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëvizte në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit