Ndeshja e dytë e Nations League për Shqipërinë përfundoi me fitoren e Izraelit me rezultat 1:2.
Të parët shënuan Shqipëria me anë të Armando Brojës nga pika e penalltisë në minutën e dytë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Manor Solomon shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 73-të, Solomon shënoi përsëri për epërsinë e Izraelitëve.
Dy minuta pas golit, Shqipëria shënoi për të barazuar rezulatin por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Perveç ndeshjes së futbollit, tifozët kueqezinjë kishin edhe mesazh politik.
Një nga bannerët thoshte “Lidhjet Kosovë – Shqipëri, jo Open Ballkan Serbi.
Ndërsa koreografia tjetër kishte Simpson me plis duke dëgjuar lajmet, dhe aty ishte harta e Shqipërisë së madhe dhe shkruhej “United States of Albania”.