Disa fugon të Forcave Speciale RENEA janë parë pasditen e kësaj të premteje në Shkodër.
Rreth 9 mjete po qarkullojnë në unazën perëndimore të qytetit. Ende nuk dihet aksioni që Forcat Speciale po kryejnë dhe nëse ky aksion ka lidhje me dëshmitë e dhëna nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Operacioni po zhvillohet fill pasi një nate më parë RENEA shoqëroi rreth 10 persona në Elbasan, ndër ta dhe Gentian Sharrën. Po ashtu nga aksioni i zhvilluar 2 javë më parë një nga qytet në fokus ishte dhe ai i Shkodrës, mes Tiranës, Lezhës dhe Fier.