-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz në Prishtinë: Në vjeshtë takimi i radhës së Procesit të Berlinit

Kryesoret

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Prishtinë deklaroi se do të rijetësojë Procesin e Berlinit, teksa paralelisht Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë ndërmarrë nismën e “Open Balkan”.

Scholz ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e  Berlinit.

“Dëshiroj ta rijetësoj procesin e Berlinit dhe në vjeshtë do u ftoj në Berlin, vendet e Ballkanit Perëndimor” tha ai.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Serbisë që dialogu duhet të mbyllet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, pasi “është e paimagjinueshme që dy vende të futen në BE dhe të mos njohin njëri tjetrin”.

Ai premtoi se do të vazhdojë që të lobojë për liberalizimin e vizave. “Kushtet janë plotësuar” tha Olaf Scholz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit