Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të RTSH-së, Ervin Murja dhe Julian Tapija.
Vitin e kaluar ata u arrestuan me nga një burg secili për shkelje të barazisë në tendera.
Vendimi i dënimit u dha në datë 2 qershor dhe për dy ish-vartësit është llogaritur koha e paraburgimit duke u liruar nga qelia.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dënoi me 1 vit e 4 muaj burgim ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në procedurat e një tenderi.
Gëllçi u akuzua nga Prokuroria e Posaçme, SPAK për shkelje ligjore në një procedurë prokurimi për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Ai u arrestua mbrëmjen e 8 dhjetorit 2021.