Mediat italiane kanë publikuar pamje të momenteve të arratisjes së tre shqiptarëve nga një burg në Treviso të Italisë.
Pasi kanë prerë hekurat, ata shihen në video teksa vrapojnë në një tokë të mbjellë për t’u largua nga godina e burgut.
Dy shqiptarë u arrestuan më pas nga policia, ndërsa mësohet se personi i tretë i arratisur, i cili nuk është arrestua ende nga policia është i shumëkërkuari Edison Pula, 27 vjeç.
Ai ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.