Një natë më parë në autostradën Tiranë-Durrës është vjedhur një makinë tip “Audi A7”, dy djemve të rinj nga Vlora.
Sipas informacionit nga polica mësohet se pronari e kishte lënë makinën ndezur teksa ka dal për të kryer nevojat personale aty pranë. Nga njoftimi i policisë nuk cilësohet që autorët të kenë përdoru armë apo të kenë kërcënuar, siç kanë dëshmuar të dëmtuarit për mediat.
Durrës
Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.