Një shpërthim me bombë shkaktoi tronditje të madhe sot në Tiranë.
Mjeti që drejtonte Sadikaj, ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë.
Ngjarja u shënua në mes të ditës në Sauk. Shënjestër ishte Aleksandër Sadikaj që humbi jetën disa minuta më pas në spital.
I riu 27-vjeç u nxor i gjymtuar nga makina, pasi humbi të dyja këmbët nga shpërthimi i fuqishëm. Pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital, ai ndërroi jetë.
Frika, paniku dhe tymi mbuluan zonën e Saukut. Tashmë policia dhe grupi hetimor po mbledhin provat për të shkuar të autorët që i morën jetën 27-vjeçarit nga Berati.
Paraprakisht ai dyshohet se disa vite më parë ishte hetuar për një vrasje në tentativë.
Megjithatë në tryezën e ekspertëve janë edhe konfliktet e mundshme të kohëve të fundit, rivaliteti mes bandave apo përfshirja në veprimtari të paligjshme.